Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidat për kryetar të komunës së Gostivarit, Arben Taravari është takuar me ish kandidatin e Lëvizjes Besa për Gostivar, Fadil Zendelin dhe zëvendësministrin e Shëndetësisë nga kjo pati, Arafat Shabani.
Ky takim duket se afirmon bashkëpunimin mes ASh-së dhe Besës për rrethin e dytë edhe në Gostivar.
“T’fala nga Gostivari 6”, shkroi Taravari në Facebook në mbishkrimin e fotografisë në takimin me Zendelin dhe Shabanin, transmeton TV21.
Ditë më parë sekretari i përgjithshëm i Besës, Arjanit Hoxha dhe Taravari konfirmuar bashkëpunimin në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Kjo marrëveshje parasheh që Besa të mbështesë kandidatë e ASh-së në komunat ku ajo garon në rreth të dytë, dhe anasjelltas, ASh do të mbështesë kandidatët e Besës në komunat ku garon ajo./TV21
