BESA KËRKON ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME, DEMIRI: BDI S’KA KAPACITET PËR AVANCIMIN E TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE

TË FUNDIT

Nga Lëvizja Besa thonë se BDI dhe partitë tjera shqiptare në pushtet, nuk kanë kapacitet të punojnë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Sikurse opozitarja VMRO-DMNE, edhe Besa mendon se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të jenë zgjidhja e vetme e duhur. Abdush Demri nga Besa akuzoi pushtetin  edhe për moszbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.

“Po kjo qeveri LSDM – BDI po dështon edhe në implementimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe. Pas njoftimeve të djeshme të sekretarit të qeverisë që vjen nga radhët e BDI-së se qeveria ende nuk ka formuar inspektoratin shtetëror, institucion ku që duhet bëj përcjellje institucionale të implementimit të gjuhës shqipe komfor ligjit, të cilit, ka dhënë mbështetje edhe lëvizja Besa. Shtrohet pyetja se me çka merren përfaqësuesit shqiptar në qeveri,  BDI-ja dhe partitë tjera kur edhe pas gjashtë muajve nuk po arrijnë të bëjnë krijimin e institucionit kryesorë, i cili do të bëj inspektimin e gjuhës shqipe, në nivel qëndror dhe lokal”, tha Abdush Demiri nga Lëvizja Besa.