Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) bëri të ditur se i ka rritur investimet për 10 për qind në vitin 2020 për të ndihmuar në zbutjen e pasojave të rënda ekonomike nga kriza e koronës, por pjesëmarrja në investimet e gjelbra ra ndjeshëm.
Banka investoi rekord 11 miliardë euro në vitin 2020, duke financuar 411 projekte. Në vitin 2019, ata financuan 452 projekte në të cilat investuan 10.1 miliardë euro.
Shuma më e madhe u investua vitin e kaluar në projekte në rajonin e Evropës Lindore dhe Kaukazit, pak më shumë se 2 miliardë euro, me çka u rrit financimi për 6.7 për qind. Ata investuan 1.47 miliardë euro në rajonin e Evropës Qendrore dhe vendet baltike me çka investimet janë rritur për 4,2 për qind.
Investimet u përqendruan përsëri në sektorin privat – 72 për qind e investimeve totale. Në masat e krizës, banka u përqendrua në mbështetjen e likuiditetit afatshkurtër dhe kapitalit qarkullues të “kompanive të qëndrueshme”, thuhet në kumtesë.
