Bërns në vizitë pune në Alkaloid

TË FUNDIT

Delegacion nga Ambasada e SHBA-së e udhëhequr nga ambasadorja Kejt Meri Bërnz e vizitoi kompaninë farmaceutike SHA “Alkaloid” Shkup, ku u njohën me rezultatet e veprimtarisë së kompanisë, shitjet dhe operacionet e prodhimit. Siç kumtuan nga SHA “Alkaloid”, janë prezantuar investimet e shumta që “Alkaloid” ka realizuar vazhdimisht ndër vite si dhe aktivitetet e eksportit që janë një nga segmentet kryesore të politikës korporatave të kompanisë.

Theksi i vizitës ka qenë në bashkëpunimin afatgjatë të suksesshëm të kompanisë me SHBA, ku SHA “Alkaloid” Shkup në vitin 2005 themeloi filialin e saj me seli në New-Albani, Ohajo.

Ambasadorja amerikane vizitoi gjithashtu objektet e fundit të zgjeruara të prodhimit për ndërtimin dhe pajisjet e të cilave kompania investoi kohët e fundit mbi 11 milion euro dhe kompletimi i plotë i të cilave pritet në periudhën e ardhshme, thuhet në kumtesën e SHA “Alkaloid” Shkup.