Qëllimi ynë kryesor është ta shohim Maqedoninë e Veriut tërësisht të integruar në Bashkimin Evropian dhe gjithë puna jonë është në drejtim të mbështetjes së atij procesi, deklaroi ambasadorja e SHBA-së Kejt Mari Bërns në Samitin për Ballkanin Perëndimor të “Ekonomist”. Bërns shtoi se është e bindur se ardhmja e Maqedonisë dhe Shqipërisë është në Bashkimin Evropian.
“Politika jashtme e SHBA-ve me dekada ka vizion Evropën, e në atë vizion është i kyçur edhe Ballkani Perëndimor. Mbështetja për integrim në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perendimor është pjesë e vizionit tonë. Shpresojmë se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të vazhdojnë me punën konstruktive për zgjidhjen e dallimeve. Është e qartë se e ardhmja e Maqedonisë dhe Shqipërisë është në Evropë”, tha Bërns./TV21
