Berluskoni pas daljes nga spitali: E mbijetova sfidën më të madhe jetësore

TË FUNDIT

 Ish kryeministri italian Silvio Berluskoni sot doli nga spitali pasi u shërua nga virusi korona, duke thënë se e ka mbijetuar “sfidën më të rrezikshme” në jetë.

“Me kënaqësi thashë – përsëri ia dole”, iu tha Berluskoni i buzëqeshur gazetarëve para derës së spitalit “San Rafael” në Milano, ku ishte pranuar më 3 shtator pasi ishte diagnostikuar me Kovid-19.

Mjeku i tij amë, Alberto Zangrillo, javën e kaluar deklaroi se tajkuni mediatik 83-vjeçar kishte pneumoni dhe konsiderohej si pacient me rrezik të lartë për shkak të moshës së tij dhe gjendjes së tij ekzistuese mjekësore, e cila përfshin probleme me zemrën.

Zangrillo tha se Berluskoni do të vdiste nëse përballej me simptomat e njëjta në mars dhe prill, por mjekët mësuan shumë nga paraqitja fillestare e virusit korona dhe tani janë më mirë të pajisur për luftë kundër sëmundjes.

Besohet se Berluskoni ishte infektuar përderisa ishte në pushim në vilën e tij në Sardenja.

“Secili nga ne është i ekspozuar në rrezik që të infektojë të tjerë. E përsëris thirrjen time për përgjegjësi maksimale nga të gjithë”, tha Berluskoni.