Berlini zyrtar: Dy laboratorë evropianë e konfirmuan se Navalni është helmuar me noviçok

TË FUNDIT

Qeveria gjermane sot kumtoi se dy laboratorë të specializuar në Francë dhe Suedi kanë konfirmuar se lideri opozitar rus, Aleksej Navalni është helmuar me agjensin nervor noviçok.

Paraprakisht, praninë e kësaj substance tek Navalni e konfirmoi edhe laboratori ushtarak gjerman.

Zëdhënësi i Qeveris gjermane, Shtefan Zajbert sot deklaroi se ekzemplarë i janë dërguar edhe Organizatës për ndalesën e armëve kimike dhe s do t’i testojë në laboratorët e saj referentë.

“I bëjmë thirrje Rusisë edhe një herë të prononcohet për këtë rast. Ne jemi në kontakt të afërt me partnerët tanë evropianë për hapat e mëtejmë”, shtoi ai.

Navalnit gjendja iu keqësua më 20 gusht në Rusi në aeroplan me ç’rast u transferua në Gjermani, ku që atëherë është në mjekim. shk/