Sulmuesi i Real Madridit dhe Francës, Karim Benzema edhe njëherë shfaqi shpresë se do të jetë fitues në ceremoninë e radhës për ndarjen e Topit të artë.
“Le të shohim se çfarë do të ndodhë… Por, shpresoj se do ta fitoj. Jam i lumtur që do të luftoj për çmimin, dal në terren dhe shënoj gol. Jam shumë i lumtur. Shpresoj se gjithçka do të vazhdojë kësisoj. Në çdo rast, Kampionati Botëror duhet të jetë edhe një prej qëllimeve tona, duke e pasur parasysh se me çfarë përbërje disponojmë. Duhet të përgatitemi mirë që t’i arrijmë qëllimet tona, ndërsa Kampionati botëror është një prej tyre, kuptohet”, deklaroi Benzema.
Këtë sezon sulmuesi 33-vjeçar i zhvilloi 15 ndeshje për Real Madridin në të gjitha konkurrencat, duke i shënuar 14 gola dhe tetë asistime.
Ceremonia e ndarjes së Topit të artë do të mbahet më 29 nëntor në Paris.
