Belgjikë, konfiskohen 28 tonë kokainë

TË FUNDIT

Shërbimi doganor belg zbuloi tonelata me kokainë në vlerë prej pothuajse 1,4 miliardë dollarëve në Antverpen, pasi që policia I deshifroi porositë e dërguara nga bandat kriminele, kumtuan autoritetet.

Policia federale kreu hetim dyvjeçar për krimin e organizuar, në të cilin u përfshinë 500 milionë porosi të dërguara në pajisjet Sky ECC, të shitura nga kompania Sky Global me seli në Kanada, ceket në kumtesën nga prokuroria në Antverpen.

Prej 20 shkurtit, në portin në Antverpen janë konfiskuar gjithsej 27,64 tonë kokainë, përfshirë edhe 11 tonë të gjetur në kontejner të premten në mbrëmje.

Kokaina “mund të jetë drejtpërdrejtë e lidhur me rastin Sky ECC”, kumtuan prokurorët.

Drejtori ekzekutiv dhe bashkëpunëtor I Sky Global u akuzuan në SHBA në muajin mars për gjoja ndihmë dhe promovim të kontrabandës me drogë.

Gjatë hetimit janë arrestuar 48 persona në Belgjikë dhe janë gjetur armë, uniforma policore dhe 1,2 milionë euro.

TË NGJAJSHME