Belgjika tejkaloi numrin rekord të marsit të rasteve të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Instituti i Shëndetit Publik të Belgjikës njoftoi se dje është tejkaluar numri rekord i të infektuarve të ri me Kovid-19 nga marsi, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Me 689 të infektuarit e ri të martën, vala e dytë e koronavirusit të ri tejkaloi të parin nga 28 marsi, kur u regjistruan 629 të infektuar të ri, kumtoi Instituti i Shëndetit Publik.

Siç theksojnë mediat në Belgjikë sot, rrethanë vështirësuese është se ky kulm, sipas të gjitha parashikimeve, nuk është maja, siç ishte ai me 629 në mars, dhe se numri do të vazhdojë të rritet.

Qendra evropiane për parandalimin e  sëmundjeve dje renditi Belgjikën në vendin e parë në Bashkimin Evropian për sa i përket shkallës së infeksionit për 100,000 banorë, duke thyer rekordin e Republikës Çeke.

Pritet deri nesër të tejkalohet pragu prej 700 të infektuar të ri në ditë./MIA