Belgjika shënon numër rekord të ulët të firmave në falimentim në vitin 2020

TË FUNDIT

Gjatë vitit të kaluar, 32 për qind më pak kompani kanë falimentuar në krahasim me vitin paraprak, kumtuan autoritetet gjyqësore belge.

Vetëm 7.000 kompani private falimentuan në vitin 2020 në Belgjikë, hera e fundit një normë kaq e ulët u regjistrua në vitin 2005.

Arsyeja për këtë janë masat e mbrojtjes të Qeverisë të prezantuara në fillim të krizës Kovid-19 në mars. Një nga këto masa, e publikuar gjatë bllokimit të parë të plotë të vendit, ishte një moratorium i plotë mbi falimentimin, i hequr në mes të qershorit dhe rivendosur në gjysmën e dytë të vitit, me masa kufizuese për valën e dytë të Kovid-19.

Në vitin 2020, u regjistrua shkalla më e ulët e njerëzve të papunë në pesëmbëdhjetë vitet e fundit në kryeqytetin Bruksel.

Megjithatë, shumica e kompanive që falimentuan janë ndërmarrje të vogla dhe mikro, me një numër të vogël të të punësuarve.