Belgjika nga muaji i ardhshëm me prioritet do të vaksinojë 340.000 njerëz

TË FUNDIT

Nga muaji i ardhshëm në Belgjikë duhet me prioritet të vaksinohen 340.000 njerëz, mes të cilëve edhe punonjësit shëndetësor, të punësuarit nëpër shtëpitë e të moshuarve dhe pamundurve, persona në moshën mbi 65 vjet dhe ato mbi 45 vjet që kanë sëmundje specifike, siç është kilogramët shtesë, diabeti, sëmundjet kardiovaksulare, kanceri dhe të tjera.

Në shkurt do të mund të vaksinohen 210.000 qytetarë shtesë, kurse 620.000 nga marsi i vitit 2021, publikuan mediat belge, duke iu referuar Strategjisë nacionale për vaksinim.

Belgjika, e cila ka një popullsi prej rreth 11.5 milionë banorë, tashmë ka porositur 22.4 milionë doza të vaksinës Kovid-19, kryesisht nga AstraZeneka (7.5 milionë), Fajzer (pesë milionë), Xhonson & Xhonson (pesë milionë), Kjuvark (2.9 milionë) dhe Moderna (dy milionë).

Autoritetet shëndetësore në vend vlerësojnë se për “imunitet kolektiv” është e mjaftueshme të vaksinohen 60-70 për qind e popullsisë.

Përkundër përmirësimit të situatës epidemiologjike në Belgjikë në të gjitha parametrat, punonjësit shëndetësorë paralajmërojnë se ata janë ende nën një presion të madh, kurse valë e tretë e mundshme e pandemisë në janar do të ishte “katastrofike”.

Gjatë javës së kaluar në Belgjikë mesatarisht janë konfirmuar 2.300 të infektuar të ri në ditë.

Nga fillimi i pandemisë në vend nga koronavirusi janë infektuar 582.252 persona, ndërsa kanë vdekur 16.911 pacientë