Belgjika mposht SHBA-në dhe kalon në çerekfinale

TË FUNDIT

Belgjika ka siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Shtetet e Bashkuara me rezultat 4-1 në një nga ndeshjet më të përfolura të fazës së 1/8 së finales.

Heroi i belgëve ishte Charles De Ketelaere, i cili zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë një asistim.

Sulmuesi belg zhbllokoi rezultatin në minutën e 9-të, ndërsa golin e dytë personal e realizoi në minutën e 33-të. Në pjesën e dytë, De Ketelaere asistoi për Hans Vanaken, i cili shënoi për 3-1 në minutën e 57-të.

Romelu Lukaku, i inkuadruar nga banka rezervë, vulosi fitoren e Belgjikës me golin e katërt në minutën e 93-të.

Për SHBA-në, golin e vetëm e shënoi Malik Tillman në minutën e 31-të nga një goditje dënimi, duke rikthyer përkohësisht shpresat e amerikanëve.

Kjo përballje tërhoqi vëmendje të madhe edhe para fillimit të saj për shkak të situatës së Folarin Balogun. Komiteti Disiplinor i FIFA-s pranoi ankesën e SHBA-së dhe anuloi pezullimin e sulmuesit, duke i mundësuar atij të ishte në dispozicion për këtë ndeshje.

Balogun e nisi takimin si titullar, por nuk arriti ta ndihmonte ekipin amerikan në përpjekjen për të eliminuar Belgjikën.

Me këtë fitore, Belgjika avancon në çerekfinalet e Kupës së Botës, ku do të përballet me Spanjën në një duel që premton spektakël.