Bekteshi: Puna e koncesionerëve do të vazhdojë, me këtë edhe pagesa e kompensimit

TË FUNDIT

Qeveria dje ka miratuar edhe një dekret të propozuar nga Ministria e Ekonomisë, i cili ka fuqi të ligjit të Ligjit për lëndë minerale me të cilin parashihet vazhdimi i punës për koncesionerët gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Me këtë dekret, parashihet edhe realizim të kompensimit nga shitja e lëndës minerale të eksploatuar sipas afateve të parapara në koncesion, njoftoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Këtë dekret e kemi propozuar me qëllim që t’ju dalim në ndihmë koncesionerëve, që të njëjtit të mund të punojnë pa ndërprerë gjatë kohës së jashtëzakonshme. Me këtë dekret, afatet e koncesionerëve do të vazhdojnë të rrjedhin edhe gjatë kohës dhe pasi të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme”, tha Bekteshi.