Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi mbajti takim me përfaqësuesit e sektorit hoteleriek në Tetovë në të cilin u debatua për masat më të reja të Qeverisë të cilët hyjnë në fuqi më 16 gusht dhe janë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ministri Bekteshi theksoi se ka pasur takim konstruktiv me organizatën e objekteve hotelierike lidhur me masat shtesë dhe situatën epidemiologjike.
“Unë edhe paraprakisht edhe tani në vazhdimësi jam i hapur për biseda për ide shtesë me qëllim që të kontribuojmë në përmirësimin e situatës epidemiologjike dëshiroj publikisht t’i falënderoj të gjithë pronarët dhe të gjithë menaxherët për kostruktivitetin në të gjithë periudhën e pandemisë. Tani kemi masa të reja të cilat janë sjellë, do t’i presim rezultatet të cilat do t’i japin masat e reja, të gjithë po angazhohemi për respektimin e protokolleve dhe në organizimin e dasmave dhe në ngjarjet dhe festat e tjera. nuk po flasim vetëm për objekte hotelierike të cilat organizojnë vetëm dasma dhe ahengje, por po flasim edhe për bare nate, kafene të cilat organizojnë ngjarje. Të gjithë duhet t’i respektojmë protokollet pasi asnjëherë nuk dihet se ku do të ketë valë të re”, deklaroi Bekteshi pas takimit.
Prandaj, shtoi, jam i bindur se përmes takimeve tuaja të përbashkëta do të kontribuojmë në nxitjen e vaksinimit të qytetarëve tanë pasi nga 16 gushti do të mund të shkojnë në objekte hotelierike vetëm qytetarë të cilët do të jenë të vaksinuar dhe në këtë mënyrë dëshirojmë t’i kthehemi normalitetit.
Përfaqësuesi i organizatës së hotelierëve Naser Hazvia theksoi se në takimin me ministrin konkretisht kanë mësuar se çfarë do të thonë masat e reja për ta në të ardhmen.
“Do t’i respektojmë të gjitha rregullat nga 16 gushti që të mos shkaktojmë probleme për shëndetin e qytetarëve dhe me qëllim sa më mirë të mund të funksionojmë më tej”, theksoi Naser Havzia.
Nga 16 gushti 2021 tërësisht ndalohet puna dhe organizimi i çfarëdo lloji të ngjarjeve në hapësirë të mbyllur në të gjitha objektet hotelierike, ndërsa vendoset edhe vërtetimi i obliguar për imunizimin e bërë për hyrje në objekt të mbyllur.
