Bekteshi kërkon që BEG të tërheqë faturat e gushtit. “BEG duhet të shlyejë obligimet që ka ndaj EMV-së”

TË FUNDIT

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se BEG e ka patjetër që qytetarëve t’ju dërgoj fatura të tjera për ngrohjes dhe t’i tërheqë faturat me çmime marramendëse për muajin gusht, sepse siç u shpreh, BEG-ut i është marr licenca për furnizim dhe shpërndarje të energjisë termike.

“Komisioni Rregullator dje mori vendim që të gjitha faturat duhet të ndryshohen nga ana e BEG-ut, tanimë është e njohur për të gjithë qytetarët se BEG i ka humbur licencat për të furnizuar dhe të bëjë distribuomini e energjisë termike në kuadër të qytetit të Shkupit duke marrë parasysh vendimet paraprake të fund vitit paraprak por njëkohësisht edhe vendimet që i sollëm gjatë fillimit të këtij viti”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Bekteshi madje ia bëri të qartë BEG-ut se duhet t’i shlyejë të gjitha obligimet që i ka ndaj Elekrtanave të Maqedonisë së Veriut.

“BEG duhet t’i shlyejë të gjitha obligimet të cilat i ka ndaj EMV-së, ashtu është e paraparë edhe në kontratën të cilën e kanë lidhur dhe në momentin që do të shlyhen të gjitha obligimet, atëherë do të bëhen të gjitha edhe ato ndihma të cilat ne përmes BEG dhe EMV e japim për mos rritjen e faturave sa i përket energjisë termike në kuadër të qytetit të Shkupit”, shtoi Bekteshi.

Edhe Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, dje i kërkoi BEG-ut që t’i anulojë të gjitha faturat që ua ka dërguar shfrytëzuesve në muajin gusht me çmime shumë të larta.