Pas deklaratës se Zeqirija Ibrahimit nga Alternativa, në “ClickPlus” në TV21, se drejtoritë e BDI-së, si “Higjiena Komunale” dhe “Parqe dhe Gjelbërime” do t’i takojnë kësaj partie, është përgjigjur, Kreshnik Bekteshi nga BDI. Shton se po të ishte në vendin e Ibrahimit nuk do të kishte dhënë deklarata të tilla, sepse rreth 20 mijë vota është dallimi mes BDI-së dhe koalicionin e ASh-së dhe AAA në Qytetin e Shkupit.
“Qytetarët më 17 tetor dëshmuan edhe njëherë se pazare të tilla nuk bëhen paraprakisht dhe qytetarët vendosin se cilat parti politike do t’i përfaqësojnë ato, përfshirë edhe Qytetin e Shkupit. Ka qenë një diferencë aq e madhe sa që të isha në vendin e z.Ibrahimit nuk do të kisha dhënë deklarata të tilla”, tha Bekteshi.
Shtoi se për BDI-në, nuk janë të rëndësishme drejtoritë, por është e rëndësishëm që të realizohet programi me të cilin kanë dal në zgjedhje.
