Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në një konferencë për mediat tha se humbjet energjetike në vend janë shumë të mëdha dhe në gjendjen e krizës energjetike në të cilën ndodhemi kjo është e papranueshme. Ndërsa tha se do të bëhet çdo gjë e mundur nga ana e komunave dhe e EVN-së të minimizohen në maksimum.
“Sot së bashku me përfaqësues nga EVN-Maqedoni zhvilluam takim me kryetarin e Komunës së Haracinës Ridvan Ibraimi dhe banorët. Nga e hëna ekipet e EVN-Maqedoni pa probleme do të punojnë në terren në Komunën e Haraçinës si dhe në të gjitha komunat tjera të vendit ku ka humbje të energjisë elektrike, dhe me këtë do të fillojë të bëhet pagesa e faturave në mënyrë të rregullt dhe do të modernizohet rrjeti. Humbjet e energjisë elektrike janë përgjegjësi e të gjithë qytetarëve në vend.I ftoj të gjithë që të respektojnë ligjet, dispozitat ligjore synojnë që të mos shkaktojnë dëme në fushën e furnizimit me energji elektrike, por edhe në atë të sistemit të shpërndarjes.”- tha Bekteshi.
