Bekteshi: Do të vazhdojë lirimi i çmimit të naftës

TË FUNDIT

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi bëri të ditur se brena një jave çmimi i naftës në vend është ulur për 4,5 denarë, përcjell TV21. Bekteshi paralajmëroi se edhe këtë javë do të ketë ulje të çmimit të naftës. TV21

“Dua të ndaj se vetëm për një javë, për fatin tonë të mirë, jo vetëm për shtetin tonë, por edhe për rajonin kemi ulje prej thuaj se 4,5 denarëve të çmimit të naftës dhe trendi i uljes do të vazhdojë edhe gjatë kësaj jave”, tha mes tjerash Bekteshi duke shtuar se kjo ulje e çmimit të naftës do të ndikojë edhe në uljen e çmimit të produkteve tjera.

Ndryshe një litër naftë në Maqedoni për momentin shitet për 75.50 denarë, kurse Komisioni Rregullator i Energjetikës sot pritet të merr vendim të ri për çmimin e karburanteve në vend.