Bekteshi dërgon porosi nga Saraji për kryetarët e komunave tjera: Mos ndërpritni projekte për inate politike

TË FUNDIT

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, zëvendësministri për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi dhe kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti kanë inauguruar sot rrugën 1 në Saraj që dërgon për në Parkun e Sarajit, që realizohet në kuadër të programit TAV me bashkëfinancim me Komunën e Sarajit, transmeton TV21.

Siç njofton Bekteshi, ky projekt është i pari që rrumbullakohet nga dhjetëra projektet që janë paraparë nga programi i TAV-it.

Ai ka ftuar të gjitha komunat tjera, që kanë projekte në kuadër të këtij programi, që sa më shpejtë t’i realizojnë të njëjtat.

Porositi që mos të ndërpriten projekte për inate politike.

“Një porosi e shkëlqyer nga komuna e Sarajit për mënyrën se si duhet të bashkëpunohet pushteti lokal dhe qendror, të mos ndërpriten projekte për inate politike, pasi këto projekte do të shfrytëzohen nga qytetarët, jo vetëm nga banorët e Sarajit por nga i gjithë shteti”, tha Bekteshi, transmeton TV21.