Në promovimin e sotëm të “Indeksit të Politikave të NMV-së për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë – Vlerësimi i zbatimit të Aktit për bizneset e vogla 2019”, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në rrjetin social Facebook shkruan se gjatë hartimit të politikave ekonomike në vazhdimësi udhëhiqemi nga fakti se bizneset e vogla janë krijuesit kryesorë të vendeve të reja të punës dhe terreni më pjellor për materializimin e ideve të biznesit nga sipërmarrësit.
“Gjatë hartimit të politikave tona ekonomike në vazhdimësi udhëhiqemi nga fakti se bizneset e vogla janë krijuesit kryesorë të vendeve të reja të punës dhe terreni më pjellor për materializimin e ideve të biznesit nga sipërmarrësit”, shkruan ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.





