Bekteshi: ASH-ja humbëse e të gjitha zgjedhjeve, Aziri: Sela është lider i së ardhmes

TË FUNDIT

Në emisionin “Click Plus” është folur edhe për zgjedhjet e ardhshme, ato lokale që priten të mbahen në Maqedoni të Veriut.

Kreshnik Bekteshi nga BDI-ja ka dërguar kritika drejt Elmi Azirit të Aleancës për Shqiptarët, për çfarë ka thënë se kjo e fundit ka humbur në njësitë zgjedhore ku votuesit më të mëdhenj janë shqiptarët.

“Në çdo qytet ju kemi fituar. Në çdo zonë zgjedhore ju kemi fituar. Në 2 ju kemi fituar, në 5 ju kemi fituar, në 6 debakëll… dhe në kontinuitet ju kemi fituar”, ka deklaruar Bekteshi.

Ndaj këtyre deklaratave, kohë pas kohe ka reaguar Aziri, duke i hedhur poshtë. Ai ka vlerësuar se Ziadin Sela është lider i së ardhmes për shqiptarët.

“Ziadin Sela është lider i së ardhmes për shqiptarët. Ziadin Sela nuk mund t’i lëshoni asgjë, dhe as ti merrni asgjë”, reagoi Aziri.

U dërguan kritika edhe për atë se cila parti po përgatit koalicion me VMRO-DPMNE-në, megjithatë si Bekteshi edhe Aziri e mohuan një gjë të tillë.

Debatin për zgjedhjet mund ta ndiqni nga minuta (1:15:00).

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/419126892660597