Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali mblodhi prijësit fetarë me një vend, edhe atë në Shtëpinë përkujtimore të “Nënës Terezë”. Qëllimi është që së bashku të apelojnë te qytetarët për tu vaksinuar për mbrojtje nga Covid-19. Kjo është mënyra se si Sali planifikon t’i nxit qytetarët për tu imunizuar, marrë parasysh se interesimi për vaksinim është ulur dukshëm. Ministri nuk planifikon që të vendos masa shtesë kufizuese për personat e pavaksinuar.
“Në një kohë pandemie kur pothuajse secili prej nesh është i prekur nga virusi, kur disa prej nesh kanë humbur njerëzit tanë të dashur, dëshiroj që në këtë mënyrë të përbashkët t’i bëj thirrje çdo qytetari që të kuptojë nevojën e vaksinimit”, tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.
Kreu i BFI-së tha se u janë përmbajtur protokolleve dhe se vazhdimisht kanë apeluar nga xhamitë tek qytetarët që të vaksinohen.
“Këtë çështje ta marrim si shumë serioze sepse bëhet fjalë për jetë njeriu. Të mos vijë situata që të pendohemi dhe të themi ah sikur t’i kisha marrë vaksinat në kohë, nuk do të ndodhte kjo, siç ka ndodhur në shumë familje të ndryshme, siç më kanë informuar mua”, theksoi Shaqir Fetahu, kryetar i BFI-së.
E kryetari i KOM duke apeluar gjithashtu për vaksinim, thotë se është më mirë të parandalojmë sesa pastaj të shërojmë.
“Dhe këtë herë do të them është më mirë të parandalosh diçka, sesa më pas ta shërosh. Kështu që edhe sot ky apel në emër të të gjithë të pranishmëve këtu duhet kuptuar kështu. I drejtohet të gjithë qytetarëve të vendit tonë, besimtarëve tanë, anëtarë të kishave dhe bashkësive fetare”, tha hirësia e tij Z. Stefan, kryetar i KOM.
Sipas të dhënave të Institutit për shëndet publik deri me datë 15 janar me dy doza që llogaritet vaksinim i plotë janë imunizuar rreth 839 mijë qytetarë. Ndërsa deri me 29 janar rreth 843 mijë qytetarë, që i bie se për dy javë imunizuar vetëm 4 mijë qytetarë në tërë vendin.
15.01.2022 – me dy doza janë vaksinuar 838.997 qytetarë
29.01.2021 – me dy doza janë vaksinuar 842.917 qytetarë
