Bashkimi Evropian është duke përgatitur planin, për të siguruar furnizimin me energji në të gjitha rrethanat ekzistuese, ka deklaruar Komisionari për Klimë dhe Energji, Migel Arias Kanete.
Ai deklaroi se unioni është duke shqyrtuar të gjithë skenarët dhe rreziqet e mundshme dhe jo vetëm ato që ndërlidhen me Rusinë. Bashkimi Evropian, i cili një pjesë të madhe të gazit natyror e blen nga Rusia, mund të përballet me probleme në furnizim për shkak të tendosjeve mes Rusisë dhe Ukrainës, pasi që nëpër territorin ukrainas bartet një pjesë e madhe e gazit, që ka për destinacion Evropën Perëndimore./21 Media/
