Këshilli i BE-së zyrtarisht e rekomandoi heqjen e kufizimeve për udhëtim për 15 shtete duke filluar që nesër.
Nga rajoni në listë janë vetëm Serbia dhe Mali i Zi. Në listë janë edhe Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguaji dhe Kina për të cilët pritet konfirmim për reciprocitet.
BE potencoi se lista do të azhurnohet çdo dy javë varësisht nga pasqyra epidemiologjike./MIA
