BE me paketë të re sanksionesh, në shënjestër edhe portet që ndihmojnë Rusinë

TË FUNDIT

Komisioni Evropian ka propozuar paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë, si përgjigje ndaj vazhdimit të luftës në Ukrainë.

Sipas mediave ndërkombëtare, masat e reja synojnë sektorë kyç të ekonomisë ruse, përfshirë energjinë, shërbimet financiare dhe tregtinë.

Për herë të parë, paketa e sanksioneve përfshin edhe portet e vendeve të treta, të cilat dyshohet se kanë ndihmuar në eksportin e naftës ruse. Në listë janë futur porti i Kulevit në Gjeorgji dhe ai i Karimunit në Indonezi.

Po ashtu, Bashkimi Evropian ka shtuar në listën e zezë 42 anije të reja, kryesisht cisterna nafte që konsiderohen pjesë e të ashtuquajturës “flotë në hije” të Rusisë.

Në kuadër të paketës, janë propozuar edhe ndryshime në sektorin bankar: parashikohet heqja e sanksioneve ndaj dy bankave kineze, ndërsa në listë pritet të shtohen banka nga Laosi, Taxhikistani dhe Kirgistani, të dyshuara për ofrimin e shërbimeve të kriptoaseteve për Rusinë.