BE: Lukashenko nuk është në listën e sanksioneve, por kjo mund të ndryshojë

TË FUNDIT

Bashkimi Evropian njofton se do të monitorojë nga afër situatën në Bjellorusi pasi presidenti Aleksandar Lukashenko nuk është në listën e atyre që BE-ja do të sanksionojë për dhunën pas zgjedhjeve presidenciale në Bejllorusi.

Kryetari i Këshillit Evropian Sharll Mishel thotë se liderët e BE-së kanë pranuar pa debat listën e njerëzve të propozuar nga ministrat evropianë për sanksione kur bëhet fjalë për Bjellorusinë.

“Ne jemi të përkushtuar për dialog gjithëpërfshirës në Bjellorusi dhe shpresojmë që OSBE-ja të luajë rol efikas në përmirësimin e situatës”, tha Mishel.

Presidenti francez Emanuel Makron ka vlerësuar se Lukashenko është lënë qëllimisht jashtë listës së sanksioneve, sepse pritet të pranojë dialogun me opozitën dhe ndërmjetësimin nga OSBE-ja.

“Sanksionimi i tij do të jetë mënyrë për të justifikuar refuzimin për të marrë pjesë në bisedime dhe është e rëndësishme që ai të përfshihet në proces”, tha Makron.