BE-ja thotë se është e informuar për agjendën e takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë

Must Read

Padia e parë kundër diskriminimit gjinor në sport në vend

Para Gjykatës Themelore Civile Shkup sot duhet të mbahet seanca e parë për padinë kundër Federatës luftuese...

Pensionet për muajin shtator, siguria e prodhimeve dhe shitja e rrushit, sot diskutohen në Qeveri

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot, me fillim prej ora 12:00, në sallën solemne do të mbajë...

“Këtë vit, gjendja është ndërlikuar edhe më shumë për shkak të pandemisë së Kovid-19”, tha Pendarovski në 75-vjetorin e OKB-së

Në ngjarjen e nivelit të lartë, që u mbajtur mbrëmë në New York (Nju Jork) për 75-vjetorin...
- Advertisement -

Bashkimi Evropian është njoftuar nga administrata e Shteteve të Bashkuara rreth agjendës së takimit mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, dhe kjo është e zakonshme në bashkëpunimin e partnerëve.

Kështu ka thënë më 4 shtator në Bruksel, në një konferencë për gazetarë, zëdhënësi i Komisionit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano kur është pyetur për të komentuar takimet që po zhvillohen në Uashington.

- Advertisement -

Ai nuk ka dashur të deklarohet rreth temave dhe se a është kërkuar apo jo në atë takim njohja e ndërsjellët. Por, BE-ja edhe këto takime i sheh vetëm si “plotësim” të përpjekjeve për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, korniza kryesore e së cilave, sipas BE-së, është dialogut i Brukselit.

“Gjithë kohën kemi thënë se është e mirëseardhur secila përpjekje e cila lehtëson normalizimin e raporteve” ka thënë Stano, duke paralajmëruar se gjatë kësaj fundjave dhe të hënën do të ketë takime në nivele të ndryshme edhe në Bruksel në kuadër të dialogut.

- Advertisement -

Ky zëdhënës i BE-së ka thënë se pritjet janë që të shfrytëzohet ky moment pozitiv për t’u afruar drejt marrëveshjes finale e cila do të duhej të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura dhe do të ishte ligjërisht obligues. Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan, Donald Trump, takohet të premten në mëngjes me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një ceremoni nënshkrimi me ta, si edhe në një takim trepalësh, transmeton Zëri i Amerikës.

Njoftimi i së enjtes në mbrëmje i Shtëpisë së Bardhë nuk e përcakton se çfarë do të nënshkruhet, nëse bëhet fjalë për një marrëveshje, dhe nuk është e qartë se çfarë do të përmbajë ajo.

- Advertisement -

Njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë njëra nga pikat në takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë të enjten.

Vuçiq tha se “nuk ka dyshim se sot dhe sonte njohja e pavarësisë së Kosovës do të jetë temë, sepse unë e kam bërë të qartë se nuk mund ta pranojmë atë“.

Nikoqirë të këtij takimi, që u paralajmërua se në fokus ka bashkëpunimin ekonomik, ishin këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Pas takimit, këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, tha se në Uashington, u zhvilluan bisedime “shumë të mira” ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë dhe paralajmëroi vazhdimin e bisedimeve edhe gjatë së premtes.

“Bisedime shumë të mira këtë pasdite me liderët e Kosovës dhe Serbisë. Ata bënë përparim të vërtetë. Normalizimi ekonomik nënkupton vende pune për të rinjtë. Bisedimet do të vazhdojnë nesër”, thuhet në postimin në Twitter të Këshillit për Siguri Kombëtare.

- Advertisement -

Padia e parë kundër diskriminimit gjinor në sport në vend

Para Gjykatës Themelore Civile Shkup sot duhet të mbahet seanca e parë për padinë kundër Federatës luftuese në bazë të “ndalesës së...

Pensionet për muajin shtator, siguria e prodhimeve dhe shitja e rrushit, sot diskutohen në Qeveri

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot, me fillim prej ora 12:00, në sallën solemne do të mbajë seancën e 5-të, në të...

“Këtë vit, gjendja është ndërlikuar edhe më shumë për shkak të pandemisë së Kovid-19”, tha Pendarovski në 75-vjetorin e OKB-së

Në ngjarjen e nivelit të lartë, që u mbajtur mbrëmë në New York (Nju Jork) për 75-vjetorin e Organizatës së Kombeve të...

Dimitrovi në vizitën e parë pune zyrtare në Bruksel

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov , sot 22 shtator (e martë) do të qëndrojë në vizitë pune në Bruksel...

Mot me diell dhe vranësira mesatare

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Nga mesdita në pjesët perëndimore do të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -