BE-ja i publikoi tre kërcënimet më të mëdha shëndetësore

TË FUNDIT

 Komisioni Evropian sot njoftoi se kërcënimet më të mëdha shëndetësore për Evropën janë pandemitë, kërcënimet kimike dhe rezistenca e antibiotikëve dhe kërkon koordinim në nivel të BE-së.

Trupi i Komisionit Evropian përgjegjës për përgjigje ndaj kërcënimeve shëndetësore, HERA, i prezantoi tre kërcënimet më të mëdha për shëndetin e evropianëve dhe kërkoi koordinim në nivel të të gjithë Bashkimit Evropian.

Kërcënimet janë: patogjenë me potencial të lartë pandemik, kërcënime kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore, dhe përfundimisht rreziku nga rezistenca e antibiotikëve.

Këto rreziqe të identifikuara si kërcënimet më të mëdha ndërkufitare për shëndetin e qytetarëve në Evropë, por edhe botë.

Konkretisht për patogjenet me potencial pandemik rrezik më të madh kanë infeksionet respiratore. Sa i përket kërcënimeve kimike, biologjike dhe bërthamore, ato mund të jenë rezultat i gabimit ose i sulmit të qëllimshëm, veçanërisht në kontekst të tensioneve gjeopolitike në botë. Për rezistencën e antibiotikëve, trupi shëndetësor HERA paralajmëron se ky është një nga rreziqet më të mëdha për shëndetin e njerëzve, vlerësohet se ai shkaktoi 1,2 milionë raste të vdekjes në vit në nivel global.

Eurokomisarja e Shëndetësisë, Stela Kiriakides, bëri thirrje që të sigurohen kundërmasa mjekësore për të gjitha këto kërcënime, dhe ato do të jenë të kapshme për vendet anëtare shpejtë dhe sipas nevojës.

Kjo nënkupton edhe se vendet dhe institucionet e BE-së duhet në të ardhmen të punojnë në zhvillim, kapacitet prodhues, furnizim dhe rezerva të ilaçeve, pajisje mjekësore, pajisje mbrojtëse dhe pajisje të tjera medicinale. Për këtë do të nevojiten investime të rëndësishme.