BE-ja i kërcënohet Bjellorusisë me sanksione të reja pas vdekjes së aktivistit opozitar

TË FUNDIT

Bashkimi Evropian  paralajmëroi  se mund të vendosë  sanksione plotësuese kundër Bjellorusisë dhe e dënoi vdekjen  në paraburgim policor të aktivistit opozitar.

“Ky është gjest skandaloz dhe i turpshëm  i autoriteteve  bjelloruse, të cilët  jo vetëm që vazhdojnë  me represione të rrepta  dhe direkte mbi popullin e tyre, por edhe krijojnë atmosferë, në të cilën bëhen akte të tilla joligjore të dhunës, deklaroi zëdhënësi i KE-së, Peter Stano në lidhje me vdekjen e 31 vjeçarit Roman Bondarenko.

Bondarenko dje vdiq pas operacionit disaorësh si rezultat i lëndimeve  nga dhuna e kryer mbi të nga ana e policëve civil.

BE ka shprehur ngushëllime deri te familja e Roman Bondarenko dhe e theksoi mbështetjen e saj për të gjithë bjellorusët të cilët janë të pakënaqur nga rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura  më 9 gusht.

Në kumtesë përsëritet edhe pozita e BE-së, duke i’u referuar  Qeverisë bjelloruse “ta ndërpresë dhunën  mbi popullatën  dhe t’i nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë”.

“BE tashmë vendosi sanksione kundër 55 personave zyrtar, përgjegjës për dhunën, dhe është e gatshme të vendosë  masa plotësuese”, theksoi shërbimi për politikë të jashtme i Unionit.