BE-ja i bën thirrje Rusisë që t’i kthehet marrëveshjes për eksportin e grurit nga Ukraina

TË FUNDIT

Kreu i diplomacisë evropiane, Xhozep Borrell, deklaroi  sot se Unioni i bën thirrje Rusisë që t’i kthehet marrëveshjes për eksportin e drithërave nga Ukraina.

“Vendimi i Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e Detit të Zi (për drithërat) vë në rrezik rrugën kryesore të eksportit të drithërave dhe plehrave shumë të nevojshme për të zgjidhur krizën globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. I bëjmë thirrje Rusisë që të ndryshojë vendimin e saj”, shkroi Borrell në Tuiter.

Sekretari amerikan i Shtetit Entoni Blinken i kërkoi gjithashtu Rusisë që t’i kthehej marrëveshjes, të cilën Moska e pezulloi dje, duke përmendur sulmet ndaj anijeve ruse nga Flota e Detit të Zi.