BE-ja dëshiron ta përshpejtojë krijimin e medikamenteve pa pëlqimin e pronarit të patentës

TË FUNDIT

Bashkimi Evropian dëshiron t’i përshpejtojë procedurat për krijim të medikamenteve gjenerike pa pëlqimin e pronarëve të patentave, tregoi dokumenti i BE-së për hapin e kahëzuar drejt anashkalimit të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale në situata emergjente, lajmëroi Hina.

E ashtuquajtura marrje e detyrueshme e lejes, është lejuar në situata të jashtëzakonshme sipas rregullave të Organizatës botërore të tregtisë (OBT) dhe gjithashtu  mund të zbatohet në rastin e pandemisë me Kovid-19.

“Komisioni evropian sheh nevojën që të sigurohet se ekzistojnë sisteme efikase për marrje të detyrueshme të lejeve, që do të përdoren si mjet i fundit dhe rrjet mbrojtës kur nuk do të kenë sukses të gjitha tentimet e tjera rreth pronësisë intelektuale”, ceket në dokument, transmetuan mediumet britnaike.

Kjo masë, nëse zbatohet ndonjëherë, do t’u mundësojë vendeve të BE-së të prodhojnë medikamente gjenerike pa pëlqimin e kompanive farmaceutike që i zhvilluan, edhe pse ato do t’i ruajnë të drejtat e pronësisë intelektuale.

Propozimi është pjesë e planit të aksionit të BE-së për pronësi intelektuale, në të cilin në masë të madhe ka për qëllim ta përforcojë mbrojtjen e kompanive evropiane përballë aktorëve të huaj.

Në muajt e parë të pandemisë, deputetët dhe aktivistët i bënë thirrje BE-së t’i përdorë rregullat e OBT-së që të ketë qasje drejt vaksinave potenciale dhe medikamenteve për koronavirusin, kryesisht të prodhuara jashtë Evropës.

Komisioni evropian deri më tani refuzoi ta bëjë këtë dhe arriti marrëveshje në vlerë prej disa miliarda eurove me kompanitë farmaceutike për sigurim të vaksinave dhe medikamenteve.