BDI publikon agjendën e tryezës së përbashkët të partive shqiptare

Must Read

“Qenush i Putinit”, “Kloun” dhe “gënjeshtar”. Debat i nxehtë mes Trampit dhe Bajdenit

https://youtu.be/geq0UKmXvYU “A do ta mbyllësh gojën njeri? kjo nuk është në frymë...

U ndërpre seanca ku në rend dite ishin vendimet për gjendje të jashtëzakonshme, vazhdimi do të ricaktohet

Kuvendi sot e filloi seancën, në rend dite të së cilës ishin pesë vendimet për shpalljen e...

2 viktima, 194 raste të reja me Covid-19 dhe 158 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1697 teste të realizuara 194 persona...
- Advertisement -

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes kumtesës dërguar mediave faleminderon të gjitha partitë parlamentare shqiptare për komunikimin korrekt, përgjigjën afirmative dhe sygjerimet miqësore për këtë takim shumë të rëndësishëm dhe të mirëpritur nga të gjithë shqiptarët.

“Rrjedhimisht, BDI ka propozuar rendin e ditës për takimin e 13 gushtit i cili mund të plotësohet dhe ndryshohet me propozime nga të gjithë pjesëmarrësit gjatë takimit të përbashkët. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet në dispozicion dhe i hapur edhe për takime vijuese gjatë javës së ardhshme ose edhe në cilën do datë të ardhshme të dakorduar bashkarisht në takimin e nesërm, e enjte, më 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00, në hotelin Park në Shkup. Ftojmë edhe mediat e nderuara gjithashtu të ndjekin takimin e partive parlamentare shqiptare nesër, me fillim në ora 12:00 në ‘Four’ – hotel Park, Shkup”, thuhet në kumetsën e  BDI-së.

- Advertisement -

AGJENDË

TRYEZA E PËRBASHKËT E

- Advertisement -

PARTIVE PARLAMTNARE SHQIPTARE NË

REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

- Advertisement -

13 gusht 2020, Shkup

Të nderuar drejtues të:

Koalicionit “Tash është koha” – Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa,

z. Ziadin Sela dhe z.Afrim Gashi

Lëvizjes Besa,

z. Bilall Kasami

Partisë Demokratike Shqiptare,

z. Menduh Thaçi

Në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të partive parlamentare shqiptare nga 7 janari i vitit 2017 dhe takimet vijuese të partive tona politike si dhe të zotimit tonë për dakordësi për përkrahje të ndërsjellë të agjendës së përbashkët politike që parashikon realizimin e objektivave që vijojnë, në mandatin e ardhshëm qeverisës dhe/ose në çdo mandat tjetër pasues, për takimin e ditës së enjte, më 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00, ju propozojmë agjendën vijuese:

  1. Statusi i realizimit të përcaktimeve nga Deklarata e Përbashkët në mandatin e kaluar
  • Vlerësim i zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 15 korrikut 2020
  • Krijimi i Këshillit ndërpartiak në përputhje me Deklaratën e Përbashkët dhe përcaktimi i afateve për realizimin e objektivave të përbashkëta
  • Të ndryshme

Agjenda mund të plotësohet dhe ndryshohet me propozim të pjesëmarrësve të Tryezës së Përbashkët.

Propozojmë formatin vijues për pjesëmarrje: Kryetar plus dy bashkëpunëtor.

Me respekt,

Ali Ahmeti

Kryetar

Bashkimi Demokratik për Integrim

- Advertisement -
  • Tags
  • 3

“Qenush i Putinit”, “Kloun” dhe “gënjeshtar”. Debat i nxehtë mes Trampit dhe Bajdenit

https://youtu.be/geq0UKmXvYU “A do ta mbyllësh gojën njeri? kjo nuk është në frymë të një presidenti”, tha Xho...

U ndërpre seanca ku në rend dite ishin vendimet për gjendje të jashtëzakonshme, vazhdimi do të ricaktohet

Kuvendi sot e filloi seancën, në rend dite të së cilës ishin pesë vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak...

2 viktima, 194 raste të reja me Covid-19 dhe 158 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1697 teste të realizuara 194 persona janë diagnostikuar me virusin korona.

Pendarovski: Gjendjet e jashtëzakonshme janë sjell me konsensus politik

Kabineti i presidentit të shtetit Stevo Pendarovski ka reaguar pas paralajmërimit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së se nuk do të votojnë për konfirmimin...

Çaushoglu: Nëse Azerbajxhani kërkon Turqia do të ndërhyjë në Nagorno-Karabah

Azerbajxhani është i aftë ta çlirojë territorin e tij vetë, por nëse dëshiron mbështetje dhe kërkon ndihmë, ne do të jemi me...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -