Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë në mbledhja e përgjithshme bashkë me strukturat e saj në Gostivar miratuan tri rezoluta:
PREAMBULA NGA MBLEDHJA E PËRGJITHSHME E BDI-SË
-Legjitimitet
-Rezolutë për domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mire, së bashku me ndryshimet kushtetuese
-Rezoluta mbi organizatën tonë politike (BDI)
Në këtë preambulë të BDI-së prej 10 faqeve mes tjerave thuhet se “mosrespektimi i legjitimitetit të shqiptarëve do të zbehë deri në zhbërje nevojën e organizimit politik të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke na kthyer prapa në situata të cilat historia i ka shënuar si periudha të nëpërkëmbjes së të drejtave të shqiptarëve”.
E nga koalicioni VLEN komentuan duke thënë se kanë legjitimitet të plotë të shqiptarëve dhe se BDI si opozitë, duhet të pret 100 ditë për të parë sukseset e kësaj Qeverie.
“Kjo është e pritshme prej BDI-së. Mua fotografia që e pash në Gostivar, e prezencës por edhe fytyra e z.Ahmetit nuk më duket mirë, më duket shumë dëshpëruese por është normal që ata t’i inkurajojnë dhe ta mbajnë anëtarësinë në kondicion”, tha Arben Taravari, ASh.
“Kanë filluar ta ndjejnë se nuk e kanë përkrahjen në teren, nuk mund ti japin urdhra klientalistëve, administratës për ti mbushur sallat sepse me atë numër kanë mundur ta mbajnë mbledhjen në Pallatin e Kulturës së Gostivarit që mbanë 800 vende dhe ka pasur mjaftueshëm, por shkuan në sallë duke dashur të demonstrojnë një lloj demonstrate popullore, masovike por u pa që dështoi…me siguri kanë menduar të bëjnë një tubim masovik por kanë dështuar në atë aspekt e panë që nuk e kanë përkrahjen e popullit”, theksoi Izet Mexhiti, LD.
“Ne kemi sqaruar se koalicioni VLEN ka legjitimitetin e plotë të përfaqësimit të shqiptarëve, BDI dhe Ali Ahmeti duhet të kenë hallin e funksionarëve të tyre të cilët kanë keqpërdorur pozitat zyrtare dhe për të cilët ata duhet të japin llogari”, sqaori Bilall Kasami, BESA.
Ndryshe që kur u formuar Qeveria e re, nga BDI vazhdimisht kritikojnë se VLEN nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve, pasi ata u bën pjesë e Qeverisë me 14 deputetë, 4 më pak se Fronti Europian. Megjithatë nga VLEN thonë se ata ishin subjekti i vetëm i pastër shqiptar, pasi FE kishte parti të etnive tjera në koalicion.
