Bashkimi Demokratik për Integrim deri në Qeveri ka dorëzuar një set masash sociale dhe ekonomike për rimëkëmbje të ekonomisë dhe gjendjes sociale të qytetarëve. Nga BDI thonë se mbeten në qëndrimin nuk ka ulje të pagave në administratën publike, ndërsa për rritjen e konsumit propozojnë ndihmë të drejtpërdrejtë financiare për qytetarët.
-Masat e propozuara ofrojnë mbështetje për ekonominë me fokus kryesor – ruajtjen e vendeve të punës, ruajtjen e stabilitetit shoqëror dhe sigurinë shëndetësore dhe sociale për qytetarët, por edhe ndihmë për të gjithë ata që janë të prekur nga kjo krizë.
Sipas BDI-së, rritja e shpenzimeve publike dhe private do të nxisë rritjen ekonomike.Për këtë qëllim, është e nevojshme që të përshpejtohet realizimi i të gjitha investimeve kapitale të planifikuara për vitin 2020.
-Propozimi i BDI-së në periudhën e ardhshme është që fokusi të jetë në realizimin e të gjitha projekteve të ndërtimit në pjesën e ndërtimit të shkollave, kopshteve, sallave sportive, infrastrukturës rrugore dhehekurudhore, përshpejtimin e ndërtimin e rrjetit të gazifikimit, investimet në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve, por edhe efikasitetin energjetik të objekteve.
Me këto masa, krijojmë mundësi për një tejkalim të shpejtë të kësaj krize, me pasoja më të pakta për të gjithë ne, përfundojnë kumtesën nga BDI.
