BDI kërkon më shumë testime! MSH: Numri do të rritet me skriningun

TË FUNDIT

Bashkimi Demokratik për Integrim do të kërkojë në seancë qeveritare që të rritet numri i testeve për koronavirus. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani tregoi se do të kërkojnë që brenda ditës të bëhen nga 500 deri në 750 teste.

“Për shkak se vlerësojmë se vetëm në këtë mënyrë ne do të detektojmë në kohë dhe do të izolojmë ata që mund të jenë të infektuar në kushte kur do të hiqet ora policore dhe do të hapen bizneset”, tha Bujar Osmani, zëvednëskryeministër (BDI).

Kjo gjë edhe një herë po e ngre çështjen se pse u ul numri i testimeve, se vërtet u zvogëlua numri i rasteve të dyshimta siç ka deklaruar Filipçe apo që të zbutet situata para zgjedhjeve? Për këtë pyetje është e shqetësuar edhe opozita.

“Testimet. Konsideroni se ka mjaftueshëm testime? Mendoni se është mjaftueshëm që 100 njerëz të testohen në ditë, vetëm që të tregoni se ka numër të vogël të të prekurve? Ndërsa përqindja e të prekurve në raport me të testuarit është shumë i madh”, tha Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.

Nga Ministria e Shëndetësisë, të pyetur për kërkesën e BDI-së për të cilën sot foli Bujar Osmani, lënë të kuptohet se ashtu-ashtu me fillimin e skriningut numri i testimeve do të rritet.

Ministria e Shëndetësisë:

“Nga dje filloi procesi i skrinignut me të cilit rritet numri i personave të testuar për COVID-19. Në 24 orët e fundit janë bërë 460 teste. Zvogëlimi i numrit të testeve javën që shkoi për shkak të rënies së indikacionit për testim. Për shkak të kësaj shkohet drejt skriningut i cili mundëson testim të vazhdueshëm dhe rritje të numrit të testimeve në bazë ditore”.

Në fund të prillit u ul numri i testimeve, për shkak se siç u tha nga ministri i Shëndetësisë, epidemia po zbehet. Pas kësaj nisi procesi i skriningut, i cili do të zhvillohet në muajt në vijim.