BDI kërkon dorëheqjen e krerëve të opozitës, Taravari: Nuk kemi negociuar fshehurazi me partitë maqedonase

Must Read

169 shkolla i plotësojnë kushtet për mësim me prani fizike

Në seancën e sotme, Qeveria miratoi Raportin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave të parashtruara të shkollave...

Pasqyra ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit, në botë deri më tani me koronavirusin e ri janë infektuar 31,628,296...

​Zyrtare, Edon Zhegrova nënshkruan me Bazelin

Edon Zhegrova do ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra zvicerane Bazel. Lajmi...
- Advertisement -

Pas deklaratës së djeshme të Arben Taravarit dhënë për TV21, ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim. Në reagimin e integristëve thuhet se Taravari s’ka asnjë kusht për Zaevin dhe Mickoskin, por vetëm për shqiptarët duke kërkuar dorëheqjen e kryetarëve të partive opozitare.

 “Shqiptarët nuk e meritojnë një opozitë kaq jodinjitoze dhe jokonsistente e cila parashtron kushtëzime vetëm për shqiptarët, ndërsa endet korridoreve të LSDM dhe VMRO për të dështuar ideali kombëtar. Dorëhiquni për humbjen tuaj të 16 me radhë, tregohuni dinjitoz dhe me kapacitet demokratik e mos i nënçmoni shqiptarët”, thonë nga BDI.

- Advertisement -

E Arben Taravari për TV 21 dje tha se BDI le të tregojë një shembull që funksionarë të ASH-së-Alternativës janë shëtitur korridoreve të partive maqedonase për negociata.

 “Në qoftë se ata mendojnë se në shëtitkemi nëpër korridoret e partive maqedonase le të na dëftojnë një shembull. Ku ka shkuar Aleanca për Shqiptarët paralelisht me BDI-në. Njëherë le të tregojnë një rast. Aspak, në asnjë korridor dhe në asnjë parti politike asnjëherë asnjë funksionar  i Aleancës apo Alternativës nuk ka hyrë”, u shpreh Arben Taravari, Sekretar Gjeneral i ASH-së.

- Advertisement -

BDI akuzon se koalicioni ASH dhe Alternativa po rrezikon pozitat negociuese të BDI-së, ndërsa Taravari tha se përkundrazi  BDI ka mbështetjen e plotë të koalicionit Aleanca- Alternativa por me kushtin që BDI ta bëjë kryeministrin shqiptar me mandat të plotë 4 vjeçar e jo me pazare tjera.

TV21: Është përfolur realisht që të paktën viti i fundit i mandatit t’i takojë kryeministrit shqiptar. Ju po thoni që kryeministri shqiptar nuk është askund.

- Advertisement -

Arben Taravari: “As që është diskutuar unë e them as që është diskutuar ta marrin kryeministrin shqiptar. Ne e përkrahim atë që e tha se do a bëjë kryeministrin për 4 vjet, ne nuk hyjmë në pazaret që bën ai”.

Nga ajo që TV21 dje mësoi nga burime të tij, çështja e kryeministrit negociohet nga vetë kryetarët Zaev dhe Ahmeti. I njëjti burim tregon se ende nuk ka marrëveshje finale për kryeministrin. Thotë se “LSDM nuk lëshon pe, ndërsa BDI insiston”. Por nga ana tjetër palët janë duke biseduar edhe për atë se si do të plasohet në opinionin publik puna e Kryeministrit shqiptar nëse eventualisht arrijnë një marrëveshje.

- Advertisement -

169 shkolla i plotësojnë kushtet për mësim me prani fizike

Në seancën e sotme, Qeveria miratoi Raportin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave të parashtruara të shkollave për organizimin e mësimit me...

Pasqyra ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit, në botë deri më tani me koronavirusin e ri janë infektuar 31,628,296 njerëz. Prej tyre, 971,782 pacientë...

​Zyrtare, Edon Zhegrova nënshkruan me Bazelin

Edon Zhegrova do ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra zvicerane Bazel. Lajmi është konfirmuar para pak minutash...

“Besa” synon të formojë grup parlamentar, askush nuk pohon se do ta ndihmojë me deputetë

https://youtu.be/7eyhebHnNfQ Lëvizja Besa po synon që të ketë grupin e saj parlamentar, por tani për tani nuk...

Qëndrime të ndara për punësimet etnike, Bekteshi apelon: Politikanët ta lexojnë programin qeveritar

https://youtu.be/RWxYhMT3nvo Pas prezantimit të projekteve për katër vitet e ardhshme, theksi kryesor në konferencën për media të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -