BDI dhe VLEN kundër ndalimit të shtetësisë së dyfishtë! E cilësojnë diskriminim ndaj diasporës dhe kufizim të kandidimit

TË FUNDIT

BDI është kundër  ndryshimeve në Ligjin për deputetët, të cilat përcaktojnë që deputetët të mos kenë shtetësi të dyfishtë, por vetëm atë të Maqedonisë. Deputeti Ilir Hasani nga kjo parti tha se vetëm një grusht njerëz në vend nuk kanë shtetësi të dyfishtë dhe në këtë mënyrë, sipas tij,  do të diskriminohen shumë njerëz të cilët duan të kontribuojnë për të mirën e këtij vendi.

 “Maqedonasit mes vete kanë hyrë në konflikt, neve kopilin te dera po duan të na lënë, nuk shkon ashtu, po flasim realisht. Le të merren vesh ata kush ka shtetësi të dyfishtë, kush nuk ka, neve nuk na intereson. Është diskriminim klasik i diasporës tonë, të cilën ne e respektojmë. Nesër nuk do të mundet askush nga diaspora që të kandidojë për ndonjë pozicion këtu na Maqedoni dhe në të njëjtën kohë, si do të kandidojë ai për deputetë prej diasporës!?”, tha Ilir Hasani – BDI .

Edhe nga VLEN mendojnë se shtetësia e dyfisht nuk duhet të jetë pengesë për zgjedhjen e një kuadri cilësor. Deputetja e këtij koalicooni Mimoza Musa tha se kushtetuta ja mundëson secilit qytetarë të RMV-së  kandidojë për të zgjedhur në pozita të caktuara. 

“E drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur është e drejtë demokratike. Mendoj se sa i përket kësaj teme, shtetësia e dyfishtë nuk duhet të jetë pengesë për zgjedhjen e një kuadri shumë kualitativ, qoftë për deputetë, qoftë për ministra. Gjithsesi ne në parim themi se duhet të respektohet kushtetua dhe kushtetuta ja mundëson secilit qytetarë të RMV të mund të kandidojë, apo të emrohet në pozitë”, u shpreh Mimoza Musa nga VLEN.  

Ndryshe propozim-ligji ka hyrë në procedurë parlamentare me iniciativë nga pesë deputetë të VMRO-DPMNE-së. Nga LSDM thonë se do t’i mbështesin ndryshimet, por do të reagojnë me amendamente që ato të vlejnë edhe për deputetët aktualë, si dhe për funksionarët.