BDI: Arritja e konsensusit për zgjedhje shmangu krizën politike

TË FUNDIT

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson konsenzusin e arritur sot pas konsultimeve intensive midis partive politike që evitoi krizën politike pas asaj shëndetësore dhe ekonomike.

“Konsenzusi, shëndeti politik dhe evitimi i krizës së thellë politike ishte qëndrimi jonë konzistent sepse mbajtja e zgjedhjeve pa konsensus do ta rendonte situatën deri në paparashikueshmëri të plotë. Konsensusi është parimi jonë bazë i funksionimit në shoqërinë tonë multietnike sepse eviton mbivotimin dhe margjinalizimin, ndërsa në këtë rast ndihmoi edhe në parandalimin e krizës politike”ceket në kumtesën e BDI-së.

Nga partia i ftojnë institucionet e vendit të përgatisin të gjitha protokollet për mbrojtje maksimale të shëndetit të qytetarëve gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve ndërsa partitë politike t’i respektojnë ato në përpikshmëri.

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh mirënjohje ndaj partnerëve ndërkombëtarë për angazhimin e tyre konstruktiv gjatë arritjes së konsensusit./MIA