Bastisje në Shipkovicë, kapen armë! FOTO

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka pasur bastisje në fshatin Shipkovicë të Tetovës.

Gjatë bastisjes, janë kapur armë. Si pasojë është arrestuar U.M.(34 vjeçar) nga po i njëjti fshat.

“Gjatë kontrollit të veturës ‘opel astra’ me targa të Tetovës, të cilin e ka ngasur, është gjetur pushkë automatike dhe 50 plumba “luger” të kalibrit 9mm. Gjatë bastisjes, së kryer me urdhrin e gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës, në shtëpinë e tij janë gjetur 237 plumba të kalibrit 9mm, një sasi e madhe e municionit të kalibrit të ndryshëm, pistoletë “Glok 17” me plumb të kalibrit 9 mm, dhe një pushkë gjysmëautomatike “Khan Arms””, qëndron mes tjerash në njoftim, transmeton TV21.

Për këtë rast, SPB Tetovë do të parashtrojë kallëzim penal në Gjykatën Themelore të Tetovës.