Nga Ministria e Punëve të Brendshme, informojnë se sot me urdhër të Gjykatës Themelore Penale, kanë kryer bastisje në Çair të Shkupit.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e I.A (47) dhe lokaleve ndihmëse, kanë sekuestruar një kornizë e një pushke automatike me 30 fishekë 7.62×39 mm, një pushkë gjuetie “Fabran”, një pompë “SDASS” kal.12 /76mm, një gjysmë- automatiku i prodhimit jugosllav, kalibër 7.62 mm dhe tetë gëzhoja gjuetie.
I.A. u arrestua dhe u ndalua për veprime të mëtejshme dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të ngritet kallëzim penal, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim, mbajtje dhe tregti të paligjshëm të armëve” i dënueshëm sipas nenit 396 të Kodi Penal”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
