Bashkëshortja e Milot Rashicës mbetet pa fanellën e futbollistit – fëmija ia rrëmben para syve

TË FUNDIT

Një moment i papritur dhe emocionues ka bërë xhiron e rrjeteve sociale pas fitores 3-0 të Besiktasit ndaj Alanyaspor në çerekfinale të Kupës së Turqisë, rezultat që i siguroi kalimin në gjysmëfinale.

Protagonist ishte ylli kosovar Milot Rashica, i cili pas një paraqitjeje të mirë në fushë, u bë pjesë e një skene të veçantë jashtë saj.

Rashica u aktivizua në pjesën e dytë dhe pak minuta pas hyrjes në lojë asistoi në një nga golat e ekipit të tij.

Pas ndeshjes, ai iu afrua tribunave për t’i dhuruar fanellën bashkëshortes së tij. Por në atë moment, një fëmijë i vogël ndërhyri dhe ia mori fanellën nga duart.

Rashica reagoi me buzëqeshje dhe e la fanellën te vogëlushi, duke krijuar një moment të bukur që u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale dhe u komentua me simpati nga tifozët.