Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri dhe ambasadori i OSBE-së, Kilian Val, nënshkruan dy memorandume mirëkuptimi për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në arsim dhe për projektin “Ndërtimi i urave të reja”, i cili ka të bëjë me integrimin etnik. Pas nënshkrimit, Shaqiri u shpreh se respekti dhe mirëkuptimi janë parakusht për një vend multietnik siç është Maqedonia e Veriut.
“Partneriteti ynë parashikon aktivitete të përbashkëta për realizmin e projektit “Të ndërtojmë ura të reja” i cili po zbatohet edhe në shumë gjenerata nxënësish, familjet e tyre dhe mësimdhënësit i ndjejnë personalisht përfitimet që u ofron ky projekt. Të rinjtë bashkërisht me ndryshimet etnike dhe fetare të cilët gjithashtu flasin gjuhë të ndryshme, të lidhen me njëri-tjetrin përmes aktiviteteve të shumta mësimore dhe jashtë mësimore.”- dekalaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Kilian Val ambasadori i OSBE-së theksoi se projektet e përbashkëta do të mundësojnë bashkëpunimin mes shkollave me gjuhë të ndryshme.
“Kjo nënkupton bashkëpunim të mëtutjeshëm për programin pilot për arsim dygjuhësh në shkollat e Shkupit, i cili është iniciuar nga Qyteti i Shkupit. Programi mbulon një mijë nxënës dhe 50 mësues në tetë shkolla të qytetit.”- dekalroi Kilian Val, ambasador i OSBE-së.
Përndryshe Val theksoi se memorandumet e mirëkuptimit që misioni i OSBE-së i nënshkroi me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës janë në përputhje me moton e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në “Bëhet fjalë për njerëzit”.
