Banorët e Sëllarcës në protestë! Për 3.5 kilometra paguajnë 30 denarë në pikë pagesore

TË FUNDIT

Banorët e Sëllarcës gjatë ditës së sotme kanë bllokuar një pjesë të pikës pagesore Tetovë-Gostivar duke kërkuar që ata të mos paguajnë 30 denarë për 3.5 kilometra rrugë që duhet të kalojnë në autostradë. Sipas tyre rruga ndihmëse nuk është e rregulluar dhe ata të vetmen rrugë për të arritur në Tetovë e kanë autostradën Tetovë-Gostivar, ndërsa për çdo  ditë do të duhet të paguajn 60 denarë për vajtje-ardhje për vetëm 7 kilometra rrugë.

Kërkojnë që ose të paguajn për sa kilometra kalojnë, ose të rregullohet rruga ndihmëse që do të lironte nga pagesa banorët e këtij fshati.

“Ne kërkojmë nga organet  kompetente të na largohet pika pagesore ose të na rregullohet  rruga dytësore”, tha një protestues.

“Kërkesa është bërë për zgjidhje të këtij problemi po në përgjigjen e kësaj na është treguar se si është ligji  ne të gjithë e dimë se si është ligji se policia nuk pagua,  ambulanta  rastet urgjente zjarrfikësit  ligji është ligj po ne duam alternativën tonë  ta paguajmë sa shfrytëzojmë ose më rrugën alternative”, shtoi një tjetër protestues.

 Sipas tyre nëse kërkesat e tyre nuk  plotësohen ata do të bllokojnë të gjithë  autostradën dhe do të bojkotojnë çdo cikël zgjedhor pasi që kërkesa e tyre është mbi 30 vjeçare dhe askush nuk i ka dëgjuar deri më tani.

“E pa drejtë për fshatarët tanë se 3.5 kilometra e paguajmë dhe ne jemi për pagesën e rrugës dhe atë në mënyrë elektronike  sa kilometra harxhojmë atë do paguajm por jemi të revoltuar nga padrejtësia që na behët neve si fshatarë  që rrugën ndihmëse nuk na kanë rregulluar  dhe kërkojmë që kërkesat tona të shqyrtohen.  Do të  marrim masa edhe më drastike duke bllokuar rrugën o si tani në mënyrë kulturore por  nëse vendos kryesia do marrim traktorët auto kombajt dhe do bllokojë rrugën  dhe ta marrin veshtë që ata që votojmë se 30 vite fjala jonë është në vesh të shurdhër  ne veshët e tyre”, potencoi një protestues tjetër.

“Ne kërkojmë që pika pagesore të largohet se është shumë afër fshatit dhe kalojmë nga  tre katër herë në ditë dhe nuk kemi mundësi ta paguajmë dhe jo vetëm të vijnë t’i kërkojnë votat  por edhe tash le të na dëgjojnë. Në zgjedhjet  e ardhshme do i bojkotojmë zgjedhjet se  nuk  jemi të kënaqur me udhëheqësit”, u shpreh një tjetër protestues.

Sëllarca është nën Komunën e Bogovinës, dhe është fshati i vetëm që gjendet përskaj autostradës Tetovë-Gostivar. Banorët për të ardhur në Tetovë do të duhet të kalojnë ose përmes fshatit Kamjan që i bie disa kilometra rrugë , ose në magjistrale që do të duhet të paguajn në pikën pagesore.