“Stop guroreve”, “Mos e varrosni të ardhmen tonë” këto ishin parullat që protestuesit e Lllabunishtës së Strugës i mbanin në duar.
Ata bllokuan rrugën regjionale Strugë-Dibër duke kërkuar nga autoritet qeveritare të marrin masa dhe të mbyllin guroret në Lllabunishtë.
Llabunishta problem me guroret ka që në 1996-97 kur edhe filluan të hapen një e nga një.
Dy vite më parë ata u mbyllën, por tani kanë filluar të hapen sërish një nga një.
Banorët akuzat për guroret i drejtojnë drejt Ministrisë së Ekonomisë.
“Mund ta shihni nga fotografia se nga pika e parë e gurores dhe deri tek shtëpitë e para kemi jo më shumë se 90 metra, nga ana jonë janë ndërmarr masa kemi dërguar ankesa edhe deri te Ministria e Ambientit Jetësorë, Ministria e Ekonomisë dhe tek qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, tek të cilat ankesa qartë kemi treguar me dëshmi të qarta ku kanë edhe bazë për marrjen e koncesioneve”- thotë Alija Qazimi-Banor.
“Njëri nga koncensionerët është një debitor i madh tatimor, me tatim të pa paguar prej 35 milionë denarëve siç mund ta shihni këtu, këta janë të dhëna oficiale të publikuara tek zyra për të ardhura publike, i njëjti koncensioner në këtë gurore punon me kompani tjetër që në bazë të ligjit ka bazë për marrjen e koncesionit, koncensioneri tjetër edhe pse koncesioni ka 77 mijë katror ka dal jashtë kufijve të koncesionit që në bazë të ligjit mund t’i merret koncesioni”- tha Jasmin Qazimovski -Banor .
“Mirë që erdhët para hyrjes dhe jo brenda në Llabunishtë sepse edhe ju do ta ndjenit erë dhe tym të diçka që është jo e pastër. Unë jam përfaqësueses i diasporës, nuk jetoj këtu 12 muaj, por një muaj e gjysmë dhe po luftoj për Llabunishtën tonë”- thotë Nagim Mustafa –Mërgimtar.
Llabunishtasit thonë se nëse nuk zgjidhet problemi me gurorët do t’i bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme.
“Le të mendohet qeveria e Maqedonisë Veriore kur të ketë zgjedhje, dmth shumë lehtë ne mund ti bojkotojmë zgjedhjet a për atë unë do të punoj, jap o e them edhe para mediave, unë do ta udhëheq atë kampanjë për bojkotim të zgjedhjeve”- deklaroi Alim Salloski-Kryetar i Organizatës Ekologjike Natura – LLAB.
Si hap i ardhshëm i banorëve do të jetë bojkotimi i mësimit në Shkollën e Llabunishtës ku mësojnë mbi 1000 nxënës, si dhe do t’i radikalozojnë protestat, në të ardhmen deri në arritjen e qëllimit të tyre që guroret në këtë fshat të mbyllen tërësisht.
