Në ditët me temperatura të larta, banja e qytetit në Tetovë mbetet një nga vendet më të preferuara për freskim. Ajo ndodhet vetëm disa kilometra nga qyteti, përgjatë lumit Shkumbin.
Përveç tetovarëve, aty vijnë edhe vizitorë nga qytete të tjera për të shijuar freskinë dhe ujin mineral.
Por sa janë të kënaqur qytetarët? A ka nevojë për më shumë investime, dhe kush duhet të kujdeset më shumë për këtë vend – institucionet apo vetë qytetarët?
“Kjo është prej Zotit, por në nuk bëjmë, hynë andej mbeturinat ane mbanë, koshin e ka aty, e le aty, ha bukë e le aty. Këto kabina i kanë bërë aty për tu ç’vesh, nevojën e bëjnë aty, era vjen.”
“Nxehët kur është më mirë është, por sot koha ka ndryshuar. Mirë është kështu por edhe nëse investohet akoma më shumë më mirë është për popullatën.”
“Ambienti boll i mirë është për mu, tash për tjetër…”
Ajo që e bën këtë vend të veçantë është uji mineral. Shumë qytetarë vijnë për ta mbushur, duke besuar në vetitë e tij shëruese – veçanërisht për sëmundje të lukthit dhe të lëkurës.
“Jo, sot është hera e parë. Mendoj që po, kam dëgjuar se është i mirë dhe nuk e di për çfarë është i mirë.”
“Jo çdo herë, por thonë se është edhe i ndotur, por nuk e di a është i ndotur. Ka njerëz që non stop pijnë. Nuk vij çdo ditë, dy herë në javë kur është koha e mirë edhe për tu freskuar dhe për të marr reze dielli.”
Pyetëm Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë nëse uji mineral në Banjën e Tetovës është i pijshëm! Nga atje me përgjigje:
“Analizat e fundit përputhen me parametrat. Uji është i pijshëm edhe sa i përket rekomandimeve, rekomandimet tona janë që mos shfrytëzohet si zëvendësim me ujin e komunës, ka shumë minerale dhe nuk është për zëvendësim për ujin komunal”, tha Ratko Ravidovski – qendra për shëndet publik Tetovë .
Shumë qytetarë e shfrytëzojnë këtë vend për vrap dhe ecje, por paraqitja e arinjve në orët e mbrëmjes ka bërë që lokacioni të frekuentohet më pak natën.
