Belinda Balluku, zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në mbledhjen ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë tha se për infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore në Korridorin 8 duhet të kërkojnë fonde evropiane, përcjell TV21.
“Të ngeremë zërin që Korridori 8 të përfshihet në core-network të BE-së dhe ne të financohemi nga fondet e BE-së për ndërtimin e këtyre rrjeteve kaq të rëndësishme hekurudhore dhe rrugore”, tha mes tjerash Balluku.
Sa i përket ndërtimit të pikës logjistike për Portin e Durrësit, respektivisht të të ashtuquajturit “port i thatë” në Strugë, Balluku theksoi se do të kërkojnë nga kompania që ka bërë projektin për portin e thatë me Prishtinën që të bëjnë studim për Strugën, pa fonde shtesë.
“Do të kërkojë nga kompania Royal Hasconi që është në kontratë me ne, pa shtim fondesh, pasi që kanë treguar se janë të mire kuptueshëm dhe duke kuptuar se ky është një projekt strategjik që prek rajonin, që pa shtuar fonde ata të bëjnë studimin menjëherë, brenda tre muajve të ardhshëm edhe për portin e thatë të Strugës”, tha mes tjerash Balluku.
Balluku propozoi që të formohen grupet e punës mes dy qeverive, që të caktohet pika e re kufitare që do të ishte vendkalim shtesë me Shqipërinë, përpos pikës kufitare Qafë Thanë dhe që do të ulte koston e ndërtimit të autostradës së Korridorit 8.
“Jemi plotësisht dakord, një vendkalim i ri kufitar do të zgjidhte një probalemtaikë shumë të madhe teknike sa i përket ndërtimit të autostradës që lidh Portin e Durrësit dhe Ballinën Ujore të Durrësit me Maqedoninë e Veriut”, tha Balluku./tv21.tv
