Ballistët pastrojnë shtratin e lumit Shkumbin, Komuna e ka pastruar disa herë, por sërish ka mbeturina

TË FUNDIT

Tifo grupi Ballistët përpos përkrahjes së klubit të tyre të zemrës ata përkujdesen që edhe qyteti i Tetovës të jetë më i pastër. Ky tifo grup nga dita e djeshme ka filluar me pastrimin e shtratit të lumit Shkumbin. Bashkim Idrizi kryetar i këtij tifo grupi thotë se ata do të jetë gjithmonë që Tetova të jetë qytet i pastër dhe lusin qytetarët që të mos hedhin mbeturina.

“Ka qenë iniciativë e vet Ballistëve që të jemi në krah të punëtorëve që pastrojnë qytetin. Sot kemi ndihmë edhe nga NDPK-Tetova dhe do të vazhdojmë deri në fund të lumit Shkumbin, në fund të qytetit edhe do vazhdojmë më diçka tjetër që është e nevojshme për qytetin. Ne e kemi të vetmin këtë lum prandaj edhe duhet që të kujdesemi. Lus qytetarët që të kenë kujdes me hedhjen e mbeturinave, mos na ndotin lumin sepse mund të kemi edhe vërshime”, tha Bashkim Idrizi, kryetarë i shoqatës “Ballistët”.

Shtratin i lumit Shkumbin e ka për obligim të pastroj komuna, por edhe pse disa herë është pastruar, serish në të mund të gjesh mbeturina si materiale të forta, por edhe moblije.