Bajraktari dhe Shkrijelji në Studeniçan: Me reformën sociale kujdesemi për të gjithë qytetarët njëlloj

Must Read

Mickoski në TV21: S’ka më parim “fituesi me fituesin” por “programi me program”

Kreu i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i ftuar në emisionin ClickPlus në TV21 deklaroi se që...

Çegranasit në pritje të fushës së sportit! Komuna e Gostivarit dhe ARS ia hedhin fajin njëra-tjetrës

https://youtu.be/Q4_FXhlBS4Q Banorët e Çegranit ende janë në pritje të rikonstruimit të fushës...

TV21 në zonën e kuqe të klinikës infektive! Vetëm në 24 orët të fundit janë hospitalizuar tre pacientë të rinj

https://youtu.be/fh8r2tuCvAQ Jovica Paunoski, Gazetar TV21: Kjo prapa meje është...
- Advertisement -

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut u kushton vëmendje të veçantë familjeve të cilave u duhet mbështetje sociale. Në kushte të pandemisë, me rëndësi të jashtëzakonshme të përballemi me sukses me pasojat e krizës së koronës dhe mbrojtjen e qytetarëve, veçanërisht të kategorive më të ndjeshme mes nesh, tha zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Gjonul Bajraktari, gjatë vizitës në Zyrën e re për punë sociale në Komunën e Studeniçanit së bashku me zëvendësministren plotësuese Sanella Shkrijelji dhe kryetarin e Studeniçanit Azem Sadiki.

Në komunën tonë, tha ai, ka rreth 1.200 shfrytëzues së të drejtave sociale.

“Për të gjithë ata, por edhe për ata të cilët për shkak të Kovid-19 do të hyjnë në rrezik social, lehtësim të rëndësishëm paraqet kjo që nuk duhet të udhëtojnë deri në qendrën ndërkomunale për punë sociale në Shkup, por çfarë ju duhet do të mund të kërkojnë në këtë Zyrë”, theksoi Bajraktari.

Zyra në Studeniçan është njëra ndër pesëdhjetë zyrat e këtilla që janë hapur në shtet si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm të pushtetit qendror dhe lokal.

Afrimi i shërbimeve sociale dhe të drejtat deri te shfrytëzuesit, theksoi Shkrijelji, ka shumë rendësi për qytetarët në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme nga kovid-19.

“Qytetarët mund t’i marrin informacionet e nevojshme dhe ndihmë afër vendit ku jetojnë, përmes zyrave për punë sociale me më efikasitet koordinohet mbështetja për familjet e ndjeshme dhe adresohen të gjitha nevojat sociale të qytetarëve. Fokus i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe i kësaj Qeverie gjatë të gjithë mandatit janë më të djeshmit, ndërsa zyrat për punë sociale si kjo në Studeniçan janë pikat tona për përgjigje urgjente. Kujdesemi për të gjithë njëlloj, të gjithë qytetarëve u sigurojmë qasje të barabartë deri te të drejtat dhe shërbimet sociale”, tha zëvendësministrja plotësuese Shkrijelji.

Hapja e zyrave komunale për punë sociale është pjesë e implementimit të reformës sociale me të cilën plotësisht ndryshohet sistemi për mbrojtje sociale dhe rritet efikasiteti i tij.

Ato financohen me mjetet nga huaja e Bankës Botërore ndërsa qëllim kryesor është zhvillimi dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve sociale në bashkësitë lokale, në pajtim nevojave të qytetarëve dhe rritjen e qasjes së qytetarëve deri te shërbimet sociale dedikuar për grupet e ndjeshme të qytetarëve, personat e moshuar, personat me aftësi të kufizuara dhe persona të tjerë, për çfarë janë siguruar gjithsej 10,8 milionë euro. 

  • Tags
  • 3
- Advertisement -

Latest News

Çegranasit në pritje të fushës së sportit! Komuna e Gostivarit dhe ARS ia hedhin fajin njëra-tjetrës

https://youtu.be/Q4_FXhlBS4Q Banorët e Çegranit ende janë në pritje të rikonstruimit të fushës së sportit në fshatin e...

TV21 në zonën e kuqe të klinikës infektive! Vetëm në 24 orët të fundit janë hospitalizuar tre pacientë të rinj

https://youtu.be/fh8r2tuCvAQ Jovica Paunoski, Gazetar TV21: Kjo prapa meje është Klinika infektive. Çdo ditë numri...

Kritika për mësimin online! Inspektorati s’i ka verifikuar lëshimet, janë në vetëizolim

https://youtu.be/JAU8iVA1Dg0 Unioni i nxënësve të shkollave të mesme sot ka dalë me një sërë kritika për mënyrën...

Nga sonte deri të hënën orë policore! Qytetarët të revoltuar, Filipçe insiston për kontrolle më të ashpra

https://youtu.be/LEiNXM7EEU8 Lëvizja e lirë e qytetarëve zgjati vetëm 10 ditë. Pasi më 26 maj u shfuqizua, dje...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -