Bajdeni zyrtarisht e prezantoi kandidaturën e gjeneralit Lojd Ostin për ministër të Mbrojtjes

TË FUNDIT

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Xho Bajden zyrtarisht e prezantoi kandidaturën e gjeneralit në dorëheqje Llojd Ostin për ministër të Mbrojtjes. Nëse aprovohet nga Kongresi, ai do të jetë shefi i parë afroamerikan i Pentagonit.

Sipas ligjit, ministri amerikan i Mbrojtjes nuk duhej të ishte në armatë të paktën shtatë vite para se ta marrë funksionin. Ostin (67) u tërhoq nga ushtria në vitin 2016, për çka duhej që të dyja dhomat e Kongresit të votojnë që të bëhet përjashtim nga rregulli.

Më parë, leje e tillë ishte dhënë për ministrin e parë të Mbrojtjes në administratën e presidentit Donalld Tramp – Xhejms Matis.

Bajdeni kërkoi që kandidatura e Ostin të miratohet sa më shpejtë që është e mundur. Sipas fjalëve të tij, “ai është njeriu që na duhet për momentin”.

Gjatë karrierës së tij 40-vjeçare si personalitet i armatës, gjenerali Ostin i shmangte ngjarjet publike. Në mesin e pozicioneve të tij është edhe – shef i Komandës Qendrore të Forcave të Armatosura,që i kontrollon forcat amerikane në Lindjen e Afërt.